AKTUALITET

Juri Imeraj në kërkim për inceneratorin e Fierit/ “Iku jashtë për probleme shëndetësore”, avokati: Akuzat absurditet!

12:46 - 18.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Loren Liço, përfaqësues i Juri Imerajt, i shpallur në kërkim për inceneratorin e Fierit pohoi se akuzat ndaj klientit të tij janë absurditet.




Ai tha për News 24 se Imeraj do të përballet me drejtësinë, por për momentin ndodhet jashtë vendit për disa probleme shëndetësore.

“Klienti im ka qene për dy vjet në dispozicion të hetimit. Ai është administrator i një prej kompanive të kontraktuara nga koncensionari. Eshte larguar nga vendi për probleme shëndetësore. Akuzat kunder tij jane një absurditet. Ai do te përballet me drejtësinë. Kontraktimi i tij ka qenë ligjor dhe çdo transaksion financiar është bërë përmes bankes.”, tha avokati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.