Kryesore

“Këmbët i ka të gjata, por…”- Rama kërkoi falje për lajmin e investimit të Alabbar në Zagreb, ironia e ish-deputetit: Gënjeshtrat e shkurtra

15:13 - 18.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë Demokristiane, ish deputeti Nard Ndoka ka reaguar për faljen që kërkoi kryeministri Edi Rama për statusin e bërë prej tij në lidhje me investitorin arab që do ndërtojë Portin e Durrësit.




Në një postim në rrjetet sociale, Ndoka thotë me ironi se “KM i ka kembet e gjata, por gënjeshtra të shkurta!”.

ndoka per ramen

 

Kujtojmë se një postim në Twitter i kryeministrit ditën e enjte lidhur me projektin e investitorit arab Alabbar në Zagreb të Kroacisë, bëri bujë pasi në të vërtetë rezultonte se ai projekt nuk ishte zhvilluar kurrë.

Qytetarët kroatë dhe opozita atje ishin ngritur dhe kishin arritur të fitojnë duke rrëzuar vendimin e kryebashkiakut të Zagrebit, për projektin që kishte shumë mister brenda.

Sot, kryeministri Rama në përgjigje të gjithë reagimeve që pati në media, ka bërë një postim në Twitter, për të kërkuar ndjesë.

Rama në këtë shënim shkruan:

Postimi i djeshëm mbi “Manhatanin e Zagrebit” nuk reflekton të vërtetën e ecurisë së mëtejshme të projektit dhe kërkoj ndjesë për nxitimin!

Një kontroll i thjeshtë do mjaftonte për të mos gabuar, por kush s’është gënjeshtar as bën sikur s’ka gjë as nuk justifikohet, po kërkon falje!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne cfare derexheje ka shkuar sulltan piktori.Edhe nje qe ka mbaruar rrezervat e punes e gjen gabim?Genjeshtra per burgjet ne Zvicer per gradacionin e kondisionerit,shoqerihet me lajme per investime qe nuk behen ne Kriaci!?

    Përgjigju ↓