Kryesore

“Për 10 vitet e më shumë që do qeverisë PS-ja, por jo me mua në krye!”- Mori një tufë me trëndafila në Vlorë, çfarë po paralajmëron Rama?

17:19 - 18.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot pasdite një takim me qytetarë në qytetin e Vlorës ku u prezantuan punët dhe arritjet e bashkisë.




Gjatë fjalës së kreut të qeverisë, disa djem e vajza të reja i sollën një tufë me trëndafila. Rama e mori këtë me batuta, duke thënë se nuk është ditëlindja e tij, por as e Partisë Socialiste.

Gjithashtu, Rama tha se trëndafilat simbolizojnë vitet që PS-ja ka qeverisur si dhe vitet e ardhshme që do të jetë në krye të qeverisë. Por, shtoi Rama, sigurisht nuk do të jetë ai në krye.

Rama: E kam ditëlindjen më 4 korrik unë. Këto nuk janë për ditëlindjen time, PS nuk e ka ditëlindjen sot. Atëherë i bie që këta trëndafila të jenë 10 plus të gjitha vitet e tjera që PS-ja do qeverisi. Edhe të jeni të biondur që kjo është e mundur, kuptohet që jo me mua deri atëherë, rëndësi ka që me Partinë Socialiste. Sepse asnjë tjetër nuk e bën dot atë që bën PS-ja dhe asnjë tjetër nuk ka asnjë lloj kapaciteti që të investohet për këtë vend si PS-ja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.