AKTUALITET

“Humba vëllanë e madh. Ankthi gjëja më e keqe që koronavirusi solli”, Namik Dokle për romanin COVID-1984: Në jetë dikush është torturues, tjetri i torturuar!

18:52 - 19.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkrimtari Namik Dokle, në emisionin “Kjo Javë” në “News24” u shpreh se kur politikani e lë politikën nuk ka më arsye përse të merret me të.




Ai foli për romanin e tij COVID-1984, për të cilin rrëfeu detaje të veprës dhe të personazhe të librit.

“Shqiptarët janë një popull fisnik por kanë një të keq, kanë prirje vetëvrasës. Ankthi që sillte sëmundja, nxitnin disa mendime që çojnë drejt një pendimi dhe personazhet e romanit këtë vuajnë”, tha ai.

Po ashtu ai tregoi se personazhet përplasen në një spital Covid, ndërsa rrëfeu edhe vështirësitë që kaloi pasi u infektua me COVID dhe humbjen e vëllait të tij nga kjo sëmundje e rëndë.

“Fakti që kishim tre spitale COVID, ky spital i librit është spitali i krijuar nga unë për të mbledhur personazhet. Në redaktimin e pestë të romanit unë e kam ndryshuar titullin. Zgjodha vitin 1984 për të bërë jehonë të romanit të madh të George Orwell. Kujtoj që Vëllai im i madh vdiq nga COVID. Unë kisha filluar të shkruajnë romanin pendemia që më vonë u kthyer në at që është sot. Por kisha edhe një telefonatë në formë shakaje të miqve si “Ç’të duhet ty që merresh me COVID-in, mirë ta bëri.” Nga vdekja e vëllait tani bëhet një vit gati. Kur më vdiq vëllai unë e kisha kaluar. Ndjeja një mallëngjim të pazakonshëm kur flisja me njerëzit. Vajza e dytë është në Itali dhe ajo ishte në një spital COVID, për tetë muaj”, tha më tej Dokle.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.