AKTUALITET

Keni plane për këtë të diel? Përkeqësohet moti në orët në vijim, sinoptikanët paralajmërojnë reshje shiu dhe shtrëngata me rrufe

07:44 - 19.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sinoptikanët thonë se vendin e pret një fundjavë e paqendrueshme veçanërisht prej mbrëmjes së të shtunës dhe gjatë së dielës.




Reshjet e dobëta dhe fillimisht lokale të ditës së shtunë në mbrëmje do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët dhe në pjesën veriperëndimore edhe shtrëngata me rrufe.

Në orët e vona të mbrëmjes dhe pas mesnatës në veri e veriperëndim reshjet do të fitojnë intensitet deri të lartë.

E gjithë pjesa bregdetare ditën e diel do të përfshihet nga reshje rrebeshe e rrufe. Të dielën në mbrëmje intensiteti i reshjeve do të vijë në rënie.

Era përgjithësisht gjatë situatës së përkeqësuar do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme në brigjet detare. Valëzimi në dete i forcës 4-5 ballë.

e shtunee diel


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.