AKTUALITET

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin: Nëse Ukraina nuk siguron të ardhmen e saj, botën e pret kaosi

18:56 - 19.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Lloyd Austin, ka paralajmëruar se nëse Ukraina nuk ndihmohet për të siguruar të ardhmen e saj, ajo do të çojë në një botë tiranie dhe kaosi.




Në pozicionin e tij më të fortë dhe më të hapur që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Austin paralajmëroi gjithashtu gjatë punimeve të forumit të sigurisë në Kanada për rrezikun e përhapjes globale të armëve bërthamore.

Ai vuri në dukje se “udhëheqësit autoritarë miq të Putinit po shikojnë. Dhe ata mund të arrijnë në përfundimin se marrja e armëve bërthamore do t’u japë atyre “licencë për gjueti”.

“Dhe kjo mund të çojë në një spirale të rrezikshme të përhapjes bërthamore”, tha ai gjatë një fjalimi në të cilin donte të përshkruante rrezikun e kësaj lufte për komunitetin ndërkombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.