Kryesore

Shkrimi i ‘Forbes’, Meta: Shqiptarët po ikin sepse Rama është armiku kryesor i lirive të tyre! Nuk duam që ky vend të braktiset

10:17 - 19.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se shqiptarët po ikin sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve.




Duke iu referuar shkrimit të Forbes- i cili renditi vendet sipas madhësisë së diasporës në raport me popullsinë, duke e vendosur Shqipërinë të tretën me rreth 1.2 milionë emigrantë. Kjo i vendos ata mbi vendet si Siria, Moldavia dhe Armenia- Meta shkruan se ne nuk duam që ky vend të braktiset, Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë realitet.

“Shkak krimi, korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë”- ‘Forbes’: Eksodi masiv i të rinjve dhe të arsimuarve, pasoja në sektorin e punës

POSTIMI I PLOTË

Eksodi masiv i të rinjve tanë tërheq vëmendjen edhe të Forbes.

Shqiptarët po ikin, duke zënë vendin e tretë në botë për të larguarit nga vendi, sepse Edi Rama është armiku kryesor i lirive të tyre, autori dhe përgjegjësi i vrasjes së shpresës së të rinjve, në nivele aq dramatike sa po i detyrojnë të rrezikojnë edhe jetën duke kaluar La Manshin me gomone!

Ne nuk duam që ky vend të braktiset, pasi çdo fëmijë që ikën nga Shqipëria le një brengë në familje.
Shqipëria u përket të rinjve dhe ne do ta bëjmë këtë realitet! ✌️

Meta Fb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.