AKTUALITET

‘Shoqja e dhomës e dhunonte’, nëna e 22-vjeçares nga Kenia që ndodhet në Tiranë, tregon videon

20:13 - 19.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëna e 22-vjeçares nga Keina tregoi ekskluzivisht për Euronews, momentin kur vajza e saj dhunohet nga shoqja e dhomës.




Me lot në sy ajo tregon videon ku shoqja e vajzës së saj shfaqet shumë agresive ndaj 22 vjecares e cila prej 2 muajsh ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

“Gjithçka shkonte mirë deri në gusht. Njëra nga vajzat ganeze e të cilat ndante apartamentin erdhi nga puna në orën 7 dhe nisi t’i bërtiste. E pyeta: çfarë ke bërë? Gabimi që kam bërë është se hëngra dhe e lashë pjatën në lavaman”, tregon Ruth.

Zënka ishte banale për disa flokë të lënë në karrige dhe një pjatë, por Xhoi nuk e dinte që ky ishte fillimi i problemeve

“Kjo u bë shumë e madhe, i kam të gjitha telefonata ku Xhoi më thoshte: mami jeta ime është në rrezik. I sugjerova to bënte një video që ata që i kishin dhënë apartamentin ta zhvendosnin dhe funksionoi; vajza në fjalë e sulmoi egërsisht duke i kërkuar llogari pse po e filmonte”, thotë Ruth teksa tregon videon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.