AKTUALITET

Trajneri Reja i bindur: Shqipëria ka kualitet, nëse qëndroj i kam idetë e qarta se çfarë duhet të bëj

20:12 - 19.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja është ndalur të flasë për mediat pas fitores 2-0 ndaj Armenisë.




“Fitore në ndeshjen e fundit? Ndoshta, po nuk i dihet, nuk mund ta them. Të shohim se çfarë do të ndodhë. Djemtë treguan temperament dhe dëshirë të madhe. Kur ka lëvizje në sulm loja bëhet edhe më e lehtë për mesfushën. Luajtëm mirë, jam i kënaqur sot. Ky duhet të jetë shpirti i Shqipërisë, me ose pa mua, pasi energjia e djemve është e rëndësishme në ekipin kombëtar, njësoj si dëshira dhe lidhja me fanellën.

Lojtarët e Superiores? I kam ndjekur këta lojtarë gjatë kampionatit. Ka shumë lojtarë që më kanë rënë në sy, ka lojtarë që mund të bëjnë mirë në Kombëtare. Mua më pëlqen të bëj edhe stërvitje apo seleksionime javore apo mujore, gjithmonë nëse më lejojnë klubet. Nuk e di nëse do të vazhdoj, por kushdo që do vijë, do të gjejë një punë të ngritur, do gjejë tavolinën plot dhe shumë lojtarë të talentuar, do ketë mundësinë të zgjedhë.

Nëse do jem unë, i kam idetë e qarta. Detyra ime ishte të rrisja vlerat e lojtarëve, mendoj se kemi lojtarë që janë të gatshëm për të luajtur me Kombëtaren. Nëse do të vazhdoj si trajner i Shqipërisë, e di se ku duhet të ndërhyj.

Lojtarët e rinj? Të gjithë janë të aftë, Skuka tregoi vlerat e tij, edhe Hadroj ka vlera në aspektin dinamik dhe atë të rezistencës, por duhet të përmirësojë diçka në aspektin teknik. Ka edhe shumë të tjerë. Edhe Bitri po bën mirë, në lartësi janë edhe lojtarë të tjerë që nuk i grumbullova këtë radhë. Cara është lojtar interesant, ka teknikë, lëvizshmëri dhe ritëm. Janë lojtarët që duhet mbështetur dhe duhen integruar në ekipin kombëtar. Kemi rreth 40-50 lojtarë që mund të jenë pjesë e Kombëtares.

Goli i parë? Kur ke kohën në dispozicion për të punuar, bën edhe gjëra të tilla, por ka raste që lojtarët i harrojnë lëvizjet që përgatisim. Përgatitëm disa lëvizje, lojtarët i memorizuan dhe i bënë në ndeshje. Sa bukur do ishte nëse do kishim më shumë kohë për të punuar së bashku. Kemi kualitet, e treguam në lëvizjet e sotme. Fizikisht jemi mirë, por kemi nevojë për t’u përmirësuar në aspektin taktik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.