AKTUALITET

Dëmtimet një makth në Botëror, ylli i Belgjikës humbet dy sfidat e para

15:30 - 20.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sulmuesi Romelu Lukaku vazhdon të vuajë problemet fizike! Ky fakt ka bërë me dhimbje koke trajnerin e Belgjikës, Martinez. 29-vjeçari i Interit nuk e ka zhvilluar bashkë me shokët seancën e sotme stërvitore. Lukaku ka punuar i diferencuar, teksa stafi mjekësore i “Djajve të Kuq” nuk dëshiron të nxitohet dhe ka marrë vendim që sulmuesi të mos luajë në dy ndeshjet e para në Katar 2022.




Shpresohet shumë që Lukaku të jetë gati në duelin ndaj Kroacisë, që është dhe më i rëndësishmi në letër. Kujtojmë që në dy duelet e para Belgjika do të përballet me Kanadanë dhe Marokun. Sulmuesi që aktivizohet te Interi në Serinë A, pritet të jetë një armë kyçe për belgët në këtë Botëror.

PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.