AKTUALITET

Futbollisti më me fat në botë, nga martesa te ftesa për Botërorin e Katarit brenda ditës

21:59 - 20.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Senegali nuk mund të llogarisë në shërbimet e Ismail Jakobs për Botërorin e Katarit, për shkak të problemeve me dokumentet.Vendin e tij do ta zërë Moussa Ndiaye, mbrojtësi i Anderlechtit të Belgjikës, i cili mori njoftimin nga trajneri Aliou Cissé në ditën e dasmës së tij me Matel Aw në Guédiawaye, sipas gazetës senegaleze Sport në faqen e saj të internetit.




Tani, Ndiaye është i detyruar të shtyjë muajin e mjaltit, do të duhet të bëjë valixhet për në Katar për të marrë pjesë në Kupën e Botës FIFA Katar 2022 dhe të mbajë mbi supe numrin dy të caktuar për Ismail Jakobs.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.