Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vizituar ditën e sotme Panairin e Librit.
Meta është ndaluar në disa stenda shtëpish botuese, duke treguar interes për librat e rinj dhe të veçantë që janë sjellë këtë vit.
Ndërkohë Meta shihet i shoqëruar edhe nga eksponentë të rëndësishëm të Partisë së Lirisë.
Një ditë më parë, ka vizituar Panairin e Librit Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.
Duke zgjedhur të shfrytëzojë fundjavën për vizituar Panairin e Librit që po mbahet në Pallatin e Kongreseve, Berisha ka theksuar ndër të tjera se ka shkuar aty për të denoncuar qëndrimin antilibër të Kryeministrit Edi Rama.
Berisha e akuzon këtë të fundit për ndjekjen e “politikave antilibër”, të cilat ai i konsideron si “një politikë e mirëfilltë antishqiptare”, teksa nënkuptn se se shtypshkronjat dhe shtëpitë botuese do të favorizohen kur të vijë opozita në pushtet.
“Asgjë nuk lidhet më shumë me kontekstin e shqiptarëve se libri dhe gjuha. Edi Rama armik i egër i llibrit, i kulturës, i futi bulldozering Teatrit Kombëtar, mbuloi me ndërtime 120 objekte të trashëgimisë kulturore. Jam këtu për të denoncuar qëndrimin e tij antilibër.
Ato përpjekje për të krijuar bibliotekat në të gjitha shkollat e vendit, fondet për blerjen e librave të bibliotekave u ndaluan me një vendin antilibër të Edi Ramës.
Kur flasim për librin, smund të mos parashtrojmë të gjitha problematikat. Politika antilibër është një politikë e mirëfilltë antishqiptare, taksat e tij e bën librin të ndryrë.
Bibliotekat do të njohin mbështetje të fuqishme, sepse do të hiqet taksa e shtëpive botuese, e shtypshkronjave do të bëhet plotësisht e pranueshme. Do të ketë një politikë plotësisht tjetër”, tha Berisha.