AKTUALITET

Kupa e Botës 2022/ Paraqitja surprizë e Morgan Freeman në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës

20:42 - 20.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Festën e madhe për hapjen e Botërorit në Katar e hapi Morgan Freeman, i cili doli në fushë pa e pritur dhe u duartrokit nga mijëra spektatorë.




Kur dritat u shuan pak pasi filloi ceremonia, të gjithë prisnin me ankth të shihnin se çfarë do të zbulohej dhe surpriza ishte Morgan Freeman.

Ylli i Hollivudit kishte rolin e prezantueses-narratorit në spin-off spektaklin e ceremonisë që titullohej “Le të njihemi më mirë”.

Por ata që ishin në terren dhe ata që e panë ceremoninë nga ekrani i tyre, vunë re se aktori amerikan mbante një dorezë në dorën e majtë.

Marca shpjegon se pse ka veshur prej vitesh këtë aksesor në evente publike.

Shkak është bërë një aksident automobilistik i pësuar nga Freeman në Misisipi në vitin 2008, kur makina e tij u përmbys dhe aktori u plagos rëndë. Madje iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në një nerv në krahun e majtë, duke e lënë atë pjesërisht të paralizuar.

Freeman shpjegoi për revistën People në vitin 2010 se ai ende vuante nga problemet e duarve: “Unë nuk mund ta lëviz atë dhe nëse nuk e lëviz, ajo fryhet”.

Doreza e shtrirë dhe e ngushtë thjesht e ndihmon atë të mbajë gjakun që t’i rrjedhë në dorë, megjithëse nuk duhet ta mbajë atë gjatë gjithë kohës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.