AKTUALITET

Kupa e Botës, Emiri i Katarit mbyll ceremoninë: Futbolli shërben për të bashkuar njerëz, le ta kthejmë në festë

16:29 - 20.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjithçka është gati dhe sapo ka përfunduar ceremonia e hapjes së Botërorit të Katarit. Fjalën e fundit e pati Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, i cili la të kuptohet se ky kompeticion do ketë si objektiv bashkimin e njerëzve dhe jo përçarjen.




“Ne kemi punuar shumë me kaq shumë njerëz për të krijuar një turne të suksesshëm. Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet tona për të mirën e njerëzimit.

Dita që të gjithë kemi pritur më në fund ka ardhur: nga sot dhe për 28 ditët e ardhshme do ndiqni festën e madhe të futbollit.Njerëz të vendeve dhe racave të ndryshme do të vijnë në Katar dhe shumë të tjerë do të ndjekin nga e gjithë bota falë televizorit. Është mirë që njerëzit të lënë mënjanë atë që i ndan dhe të festojnë atë që i bashkon. Uroj të gjithë për të jetuar një kohë gëzimi dhe emocionesh, qofshin ato ditë që mund të frymëzojnë mirësi dhe shpresë. Mirë se vini dhe fat të gjithëve” – tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.