AKTUALITET

“Kur paratë e shqiptarëve i merr lumi”/ Bushati: Natyra dhuron miliona euro por kaskadat lihen jashtë pune, uji i shiut shkarkohet në det

16:53 - 20.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD-së në Shkodër Helidon Bushati ka shkruar përmes një postimi në Facebook-un e tij se “paratë e shqiptarëve po i merr lumi” pasi në një situatë me reshje të dendura shiu kaskada mbahet jashtë pune dhe ujii shiut shkon drejt detit.




Bushati thekson se ka prurje uji me intensitet të lartë që mund të shfrytëzohen dhe jo të shkarkohen në det në mënyrë të paligjshme pa arritur kuotat maksimale.

Postimi i plotë:

Kur paratë e shqiptarëve i “merr lumi”.

Sot do të shkonte shumë shprehja,natyra i dhuron shqiptarëve miliona euro, por zyrtarët shqiptar e mbajnë kaskadën jashtë pune dhe ujin e sjellë nga shiu e lënë të lirë drejt detit.

Lind pyetja;

Si mund të shkarkosh 1300m3/sekond në det, e nga ana tjetër mban HEC-et jashtë pune❓

Si mundet të shfrytëzosh 200MË nga Komani që ka 600MË dhe 150MË nga Vau Dejës që ka 250MË❓Nëse turbinat do të prodhonin me kapacitet të plotë dhe përsëri ka prurje më shumë se sa ke mundësi të përpunosh, atëherë shkarkimet janë të legjitimuara, por në rast të kundërt është vetëm shpërdorim i pronës publike.❌

Kapacitetet e prodhimit prej 850MË (600MË në Koman me 4 agregatë dhe 240MË në Vau Dejes me 5 agregatë) po shfrytëzohen vetëm 357 MË, që të jem më i qartë, pra më pak se gjysma e totalit.

Ndërkohë, uji lundron i qetë drejt detit edhe në kushtet kur nuk janë arritur akoma kuotat maksimale prej 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës.

Të shkarkosh se arrite kuotat maksimale dhe të mbash hidrocentralin me kapacitet të përgjysmuar, ç’paradoks!

Mund edhe të “fshihesh” pas këtij arsyetimi dhe nuk merret kush me ty (për aq kohë që ke ushqyer median në të katër anët) se perse nuk more masa që të rrisesh prodhimin.

Ama të shkarkosh pa arritur kuotat maksimale, 176m në Koman dhe 76m në Vau Dejës, është ose trimëri e rrallë ose budallallik i pashoq, por profesinalizëm jo e jo.

� Me këto çmime tregu, shkarkimet prej 1300m3/sekond kanë vlerë rreth 400,000 Euro në orë. Që të jem më i qartë, vetëm në këto orë të ditës së sotme shtetit shqiptar i ka “marrë lumi” disa million euro që po derdhen në det.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.