AKTUALITET

Ministri i Vuçiçit: S’duam luftë, por ushtria serbe është e gatshme

18:19 - 20.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha sot se ushtria serbe është “e aftë dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave, duke i mbrojtur serbët në Kosovë”, shkruan Express.




“Natyrisht, askush nuk dëshiron luftëra, por Serbia është një vend serioz dhe i merr të gjitha hapat që të mund t’i përgjigjet çdo sfide dhe problemi të mundshëm”, ka thënë Vuçeviç  për edicionin e sotëm të Telegrafit serb, raportoi Danas.

Ai ka përsëritur se Serbia është e hapur për dialog, ndërsa foli se sa “e vështirë” është sipas tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“As bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht vendet e Quint-it, nuk kanë ndonjë ndikim tek ai (Kurti). Ne nuk duam një përshkallëzim të konfliktit, por nuk heqim dorë nga populli ynë”, tha Vuçeviç.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.