Kronikë

Nuk u mbijeton dot plagëve 89-vjeçari që i grabitën banesën dhe e dhunuan, ndërron jetë në spital

11:05 - 20.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Çaush Shehaj, 89-vjeçari që ra pre e një grabitje me dhunë në banesën e tij në Mallakastër ka ndërruar jetë në spital.




Sipas News 24, i moshuari nuk u ka mbijetuar dot plagëve si pasojë e goditjeve të forta nga ana e grabitësve.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, kur dy persona u futën me forcë në banesën e të moshuarit.

Të armatosur ata morën një shumë parash dhe goditën atë. Ai u dërgua në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor ku dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Nga ana tjetër policia ka bërë të mundur arrestimin e dy autorëve të grabitjes E. H., 22 vjeç, banues në Fier dhe M. G., 28 vjeç, pozita e të cilëve do të rëndohet për shkak të vdekjes së 89-vjeçarit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.