AKTUALITET

Valencia hyn në histori me golin e parë ndaj Katarit, vendos 3 rekorde që në ndeshjen hapëse të Botërorit

20:36 - 20.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ener Valencia ishte protagonisti absolut i fitores 2-0 të Ekuadorit ndaj Katarit në ndeshjen hapëse, që nisi sot. Dy golat e shënuar nga sulmuesi shtuan edhe më shumë famën e kapitenit të Ekuadorit, i cili është një idhull në vendin e tij të cilin e përfaqëson që nga viti 2012.




Sot, goli i tij i parë i ndeshjes hyri edhe në historinë e Botërorëve për tre arsye të ndryshme. E para, ishte sepse në fakt penalltia nga e cila erdhi goli, rezulton të jetë e para që akordohet në favor të Ekuadorit në historinë e Botërorëve.

Përveç kësaj, kjo ishte hera e parë që goli i parë i një Botërorit vinte me një gjuajtje nga pika e bardhë. Ndërkohë, Ener Valencia bëhet futbollisti më i vjetër në moshë që shënon golin e parë të një aktiviteti të tillë.

Në moshën 33 vjeç e 16 ditë, ai theu rekordin që mbahej nga Alesandro Altobeli i cili në moshën 30 vjeç e 184 ditë shënoi ndaj Bullgarisë në Botërorin e vitit 1986. Valencia u bë njëkohësisht lojtari i dytë që arrinte të shënonte një dygolësh në ndeshjen e hapjes së Botërorit, gjë që e kishte realizuar vetëm Angelo Sciavio në edicionin e vitit 1934 (Itali-SHBA 7-1).

Sulmuesi i Ekuadorit tashmë rezulton se ka shënuar 5 golat e fundit radhazi për përfaqësuesen e tij në fazën finale të Botërorit, i kaluar vetëm nga Eusebio, Oleg Salenko dhe Paolo Rossi të cilët kanë shënuar 6 radhazi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.