BOTA

Sulmi me raketa në Poloni, Lukashenko: Provokim i qëllimshëm ndaj Moskës dhe Minskut

23:59 - 21.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shpërthimi i raketave javën e kaluar në Poloni ishte një provokim i qëllimshëm kudër Moskës dhe Minskut. Kështu ka deklaruar presidenti i Bjellorusisë Alexandar Lukashenko.




Javën e kaluar një raketë goditi një kapanon gruri në fshatin lindor të Polonisë, Przewodow, pranë kufirit me Ukrainën duke lënë të vdekur dy polakë.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha fillimisht se raketa ishte prodhuar në Rusi, por më vonë presidenti polak Andrzej Duda tërhoqi deklaratën duke thënë se nuk kishin asnjë provë për këtë fakt.

Sot Lukashenko i ka cilësuar këtë një provokim. “Ata u futën në një zonë të nxehtë dhe tani po përpiqen ta mbyllin këtë temë. Nuk diskutohet më as në Perëndim”, u shpreh Lukashenko.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. BE dhe Polonise u plasi bomba ne dore per te akuzuar Rusine per dy rakete qe vrane dy fshatare ne Poloni, ato ishin raketa te leshuara qellimisht nga Ukraina dhe Zelensky.

    Përgjigju ↓