AKTUALITET

Tërmet në Indonezi! Të paktën 20 të vdekur nga 5.6 Rihter

10:08 - 21.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 20 persona kanë vdekur në bilancin e parë nga tërmeti me magnitudë 5.6 që goditi sot, të hënën (21/11) në provincën Java Perëndimore në Indonezi, ndërsa 300 janë lënduar.




Herman Shuerman, një zyrtar qeveritar nga Siangjur, qyteti në Java Perëndimore ku ndodhej epiqendra, tha për kanalin e lajmeve MetroTV se deri në 20 njerëz kishin vdekur dhe të paktën 300 ishin dërguar në spital në zonë.

“Sipas informacioneve që kam për momentin, gati 20 të vdekur janë transferuar vetëm në një spital dhe të paktën 300 të plagosur po trajtohen. “Shumica kanë pësuar fraktura pasi ishin brenda ndërtesave të shembura”, tha Schwermann.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.