LAJMI I FUNDIT

“Argjentina ka lojtarë jashtë formës”, Duro: Zhiru është një nga finalizuesit më të mirë në botë, ja kush do të jetë pasardhësi i Mesit

23:47 - 22.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24”, të moderatores Enxhi Biba, në “News 24”, trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro, që aktualisht drejton Egnatian në Superiore, bëri një analizë për duelet e zhvilluara ditën e sotme në Botëror.




Tekniku kryeqytetas u ndal te Argjentina dhe Franca, duke u shprehur:

“Janë dy gjëra të ndryshme, Argjentina që zhgënjeu dhe Franca. Argjentina vinte pas shumë rezultatesh pozitive, 36 ndeshje pa humbje, ishin pretendentë kryesor. Duke krahasuar Francën me Argjentinën, këta të fundit më zhgënjyen. Kishin lojtarë jashtë formës, Di Maria, Papu Gomez. Kanë oscilacione te klubet e tyre.

Lojtarët që nuk bindin janë këta shto dhe Paredes. Ishte ndeshja e parë, kishte doza nënvlerësimi, por futbolli është i çuditshëm. Në pjesën e dytë ata morën masa, Argjentina nuk kishte asnjë mundësi, edhe për meritë të Arabisë.

Trajneri i tyre është me mjaft eksperiencë, ka dalë dhe kampion. Franca i ka lojtarët jashtëzakonisht në formë të skuadrat ku luajnë. Zhiru është bast i fituar nga Deshamp. Është një superfutbollist, ky e ngriti Milanin. Te zona finalizuese është një nga më të mirët në botë. Mbape i ka të gjitha parametrat për të ecur në gjurmët e Mesit”, u shpreh fillimisht Duro./ Panoramasport.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.