AKTUALITET

“Gabimi i djalit ishte që dashuroi”/ Flet daja i 23-vjeçarit që u vra nga ish-burri i partneres: Kishin tre vite që…

13:44 - 22.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ditë më parë në Itali ndodhi një krim i trefishtë, ku burri vrau ish-gruan e tij, partnerin e saj dhe më pas i dha fund jetës. Sot familja Mërkuri në fshatin Grykë në Fier ka hapur dyert e mortit.




Familjaret dhe banorët e zonës janë tronditur nga krimi i rëndë i ndodhur në Itali ku ish-bashkëshorti i Mynevere Karabollaj ( Myrtaj)vrau me thikë atë dhe bashkëjetuesin e saj 23-vjeçar Flonino Merkuri. Pas ngjarjes se rëndë është gjetur i vdekur në një magazinë edhe autori shqiptar.

Ndërkohë daja i 23-vjeçarit, Tajar Osmani mes dhimbjes tregon se vrasja e 23-vjeçarit ishte e pabesë dhe se më parë ndërmjet nipit të tij dhe ish-bashkëshortit të 37-vjeçares nuk ka patur asnjë konflikt madje ka theksuar se lidhja e Myneveres dhe Florinos ishte e pranuar nga familjaret e të dyja palëve.

Ndërkohë daja i viktimës apelon që ngjarja të mos përflitet dhe kërkon që trupi i nipit të tij të kthehet sa më parë. Flonino Mërkuri ishte djalë i madh i familjes dhe vëllai i dy motrave.

“Ngjarjen e morëm vesh natën. Mori mbesa në telefon. Ai që bëri krimin i mori përsipër vrau dhe veten. Portalet shkruajnë duke ngrënë fara luledielli pa mësuar si është e vërteta. Gabimi i djalit ishte që dashuroi. Që të dashurosh nuk është gabim. Gabim tjetër s’ka bërë djali. Gruaja ishte e divorcuar këtu e 10 vite më parë. E kishte braktisur vetë ish bashkëshorti. Personi që bëri vrasjen ishte ish burri i saj. Djali kishte tre vjet me të. Ka ardhur këtu në shtëpi gruaja. Ka vajtur nipi dhe tek vëllezërit e saj në Vlorë. Tani presim të na vij trupi. Nuk ishte krim i paralajmëruar pasi nuk ka pasur as gërvishtjen më të vogël me ish-burrin. Hera e parë vajti bëri krimin. Po të kishte patur konflikt më parë do kishim marrë djalin. Djali ka një vit e ca në Itali, por me vajzën kanë tre vite që njihen. Ishte marrëdhënie me njohje familjare, jo problematike.”, tha daja për News24.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.