AKTUALITET

Përmbytjet në Durrës/ 30 familje prej disa orësh të izoluar brenda pallatit, nuk dalin dot nga nga banesat!

12:41 - 22.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Reshjet e dendura të shiut që pushtuan vendin tonë që prej mbrëmjes së të shtunës, 19 nëntor, shkaktuan përmbytje masive në pjesën më të madhe të vendit, me Shkodrën që pësoi dëmet më të mëdha, me qindra hektarë tokë dhe shtëpi të izoluara nga uji.




Ndërsa dy persona babë e bir ndërruan jetë të dielën, pasi makina me të cilën po udhëtonin u mor para nga rrjedha e ujit të përroit të Thatë në Bogë, Malësi e Madhe.

Përmbytjet janë shënuar edhe në Durrës, veçanërisht në zonën e ish-Kënetës dhe në zonën e plazhit. 30 familje në një pallat në zonën e plazhit në Durrës janë izoluar, për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.