Kronikë

Sherr mes babë e bir, parandalohet krimi në familje në Fushë Arrëz!

13:11 - 22.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar këtë të martë në fshatin Bugjon në Fushë Arrëz. Pas konfliktit me babanë, një 34-vjeçar ka rrezikuar jetën e familjarëve të tij, pasi ky i fundit mbante armë zjarri me vete.




Falë ndërhyrjes së policisë bërë i mundur neutralizimi i konfliktit dhe është vënë në pranga 34-vjeçari me iniciale D.P, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISË

Pukë/ Parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale, në familje.

Vihet në pranga 34-vjeçari që u konfliktua me babanë e tij.

Sekuestrohet një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje, të cilën e posedonte 34-vjeçari i arrestuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz, po konfliktoheshin në banesë, babë e bir dhe se ky i fundit posedonte një armë zjarri dhe rrezikonte jetën e familjarëve të tij, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në kohë reale, në banesën ku po ndodhte konflikti.

Falë ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë i mundur neutralizimi i konfliktit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Parandalimi”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 34 vjeç, banues në fshatin Bugjon, Fushë Arrëz.

Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë, me fishek në fole, gati për qitje dhe një sasi municioni luftarak, të cilat i dispononte 34-vjeçari i arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.