AKTUALITET

Shpërthimi në biznesin e ish-funksionarit të PD-së, dalin detaje të tjera, pas lokalit do hidhej në erë edhe makina e djalit të tij!

17:06 - 22.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbulohen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në biznesin e shtetasit Dhimitër Kokonozi të Prrenjasit. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë ku një person ende i pa identifikuar nga policia duke vrapuar ka hedhur granatë pranë lokalit të Dhimiter Kokonozirit, dhe është larguar në këmbë. Fatmirësisht shpërthimi ka sjellë vetëm dëme të shumta materiale pasi lokali ishte i mbyllur.




Gjithashtu po ditën e shtunë automjeti tip ‘Audi’ i cili është në pronësi të djalit Dhimitër Kokonoziri, Daniel Kokonoziri ishte i lyer plotësisht me benzinë gati për ti vënë flakën. Ende nuk dihen se cilat mund të jenë shkaqet që çuan këtë person të kryente këto akte, pasi familja Kokonoziri njihet në qytetin e Prrenjasit si një familje e qetë dhe jo problematike dhe nuk ka konflikte.

Nga ana e policisë së shtetit nuk dihen shkaqet se përse nuk e raportojnë problematikën e ndodhur vetëm tre ditë më parë, por sapo mediat lajmëruan për ngjarjen menjëherë ka ardhur një komunikatë nga Drejtoria Vendore e Policisë. Kujtojmë se Dhimitër Kokonezi ka qënë Sekretar i PD Prrenjas


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.