AKTUALITET

Skandali i aferës 2 miliardë euro, kompania hap zyrë luksoze për shitjen e apartamenteve në Portin e Durrësit pa u miratuar projekti

16:00 - 22.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Porti i Durrësit është kryefjala e debatit politik dhe akuzave të opozitës ndaj qeverisë e kryeministrit Edi Rama për korrupsionin që fshihet pas tij.




Projekti është duke u diskutuar në komisionet parlamentare pasi u fut në mënyrë të përshpejtuar në Kuvend, për të shkuar drejt votimit. Megjithatë duket se qeveria do ta përfundojë atë që ka nisur.

Në Portin e Durrësit, te cilësuar nga opozita si një prej projekteve më korruptive të Europës, prej një viti është çelur një zyrë luksoze, e cila njeh të interesuarit me projektin dhe apartamentet që do të shiten.

Hapja e zyrave për shitjen e apartamenteve në Portin e Durrësit, të lë të kuptosh se votimi i projektit nga deputetët në seancë ka vlerë formale, se ai është i paracaktuar nga Kryeministri Edi Rama, dhe se ligjvënësit socialistë thjeshtë do të ngrenë kartonin jeshil, pa e vënë në diskutim nëse ky projekt është apo jo në interes të publikut.

News24 u interesua pranë zyrave luksoze të kompanisë “Eagle Hills” në Portin e Durrësit dhe mësoi se gjithkush mund të paraqitet dhe të prenotojë një apartament apo njësi shërbimi në këtë zonë. Çmimet për metër katror ende nuk janë përcaktuar zyrtarisht, por punonjësit e kompanisë thonë se ato do të jenë rreth 1500 euro për metër katror.

E ndërkohë që detajet e marrëveshjes janë duke u diskutuar në komisione parlamentare, kompania vazhdon e pa shqetësuar aktivitetin e saj tregtar duke e bërë fakt të kryer atë që maxhoranca pritet ta noterizojë këtë të enjte.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.