AKTUALITET

Vrasja e çiftit shqiptar nga ish – burri i viktimës, rrëfehen fqinjët: Dëgjuam britma të pafundme, na thyen zemrën!

09:32 - 22.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Rreth orës 22 të mbrëmjes së të dielës nga dritaret pamë të shfaqeshin dritat vezulluese të makinave karabinierëve, më pas befas klithma zemërthyese, të dëshpëruara, të pafundme. Ata ishin të afërmit që kishin marrë vesh për vrasjen e Mynevere dhe Floninos. Britmat që na thyen zemrat”, ishte dëshmia e një fqinje të çiftit shqiptar që u vranë në Venecia nga ish-bashkëshorti i viktimës.




Ndërsa një tjetër rrëfeu:

“Po prisja të kthehej vajza ime dhe për këtë hapa derën rreth orës 22. Pashë makinat e policisë që kalonin me sirenat e fikura, po ashtu ambulanca. U shqetësova dhe pyeta komshiun që ndërkohe kishte dale ne rruge. Por asnjëherë nuk e imagjinonim shkallën e tragjedisë. Asnjë nga fqinjët duket se nuk ka dëgjuar asgjë për krimin. Vetëm klithmat e dëshpëruara të të afërmve thyen heshtjen e natës.”

Mynevere Karabollaj, 37 vjeç dhe Flonino Merkuri, 23, u masakruan me thikë mbrëmjen e së dielës së 20 nëntorit nga ish-bashkëshorti i saj, Viron Karabollaj, 40 vjeç. Ai kreu vetëvrasje disa orë më vonë në magazinën e kompanisë ku punonte në Chirignago.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në shtëpinë e çiftit në via Leopardi, në Spinea. Në shtëpinë e vogël jetonte Mynevere me dy vajzat e saj 15 dhe 13 vjeçe dhe partneri i saj Flonino. Deri para disa vitesh në shtëpinë e verdhë ajo jetonte me ish-bashkëshortin e saj Viron. Pastaj ndarja dhe epilogu tragjik.

“I njihja”- vazhdon Monika që jeton në anën tjetër të rrugës, pak metra larg shtëpisë ku ndodhi krimi. “Përshëndeteshim por asgjë më shumë, punoj jashtë gjithë ditën dhe u takoheshim kalimthi. Më duket se ish-burri ishte larguar para disa vitesh. Kur erdha të jetoj këtu në 2018, ata banonin aty, mendoj se kanë ardhur në 2015”.

Bruno, komshiu i moshuar i çiftit të vrarë, tregon:

“E njihja mirë. Ajo nuk ishte thjesht një person i mirë, ajo ishte një grua e shkëlqyer. Punëtore dhe nënë. Ishte gjithashtu shoqe e ngushtë me gruan time të ndjerë. Mynevere fitonte të ardhura duke punuar si estetiste në shtëpi, duke bërë manikyr dhe pedikyr.”

Bruno më pas flet edhe për një moment delikat që Mynevere kishte përjetuar në të kaluarën:

“Pothuajse në fund të shtatzënisë, ajo pati një aksident me makinë. Aksident për të cilin mori një dëmshpërblim”.

Të gjithë banorët e via Leopardi, një rrugë e vogël në një zonë banimi të Spinea, jo shumë larg via Roma, janë të tronditur.

“Ish-burrin e saj e kam njohur, ai ka jetuar këtu deri para disa vitesh. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një gjë të tillë. Nuk e di nëse ka lidhje edhe xhelozia, por si mund të arrish deri në këtë pikë?”, tha një fqinj tjetër.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.