BOTA

Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje për targat, çfarë parashikohet? Qëllimi, shmangia e përshkallëzimit të mëtejshëm

22:40 - 23.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kosova dhe Serbia, kanë arritur sot marrëveshjen për targat në Bruksel, në një takim që lehtësohej nga BE.




Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë,  kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre.

“Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve”, tha ai.

Ai ka ftuar palët që në ditët në vijim të diskutojnë hapat e ardhshëm.

“Falënderoj përfaqësuesin special Miroslav Lajçak palët për punën e palodhur”, tha Borrell.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.