Kosova

Marrëveshja me Serbinë për targat, Vjosa Osmani anashkalon BE-në: Falënderoj SHBA-në për angazhimin! Kosova u është mirënjohëse

23:47 - 23.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për targat në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë




Osmani meritat për këtë marrëveshje ia ka dhënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Dua të falënderoj ambasadorin Jeff Hovenier dhe Qeverinë e SHBA-së për angazhimin e tyre në arritjen e marrëveshjes së sotme në Bruksel. Mbështetja e tyre për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme. Kosova u është mirënjohëse”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Kujtojmë Osmani ka qenë e ashpër me ndërmjetësuesin Borrell duke akuzuat atë për njëanshmëri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.