Kosova

“Nëse sot nuk arrihet një marrëveshje në Bruksel, nesër…!”/ Targat, vendimi për shtyrjen e afatit drejt fundit, çfarë po paralajmëron Vetëvendosja?

22:13 - 23.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë se nëse sonte në Bruksel nuk arrihet një marrëveshje, atëherë nesër do të nisë shqiptimi i gjobave.




Kusari – Lila tha se uron që të ketë një marrëveshje që do të ndërlidhej edhe me një afat që tregon qartësi mbi procesin në tërësi e jo vetëm mbi targat, temë kjo e cila ka krijuar një situatë të tensionuar në veri të Kosovës.

“Nëse nuk arrihet një vendim tjetër, do të nisë shqiptimi i gjobave financiare dhe siç e tha kryeministri Kurti, vendimi nuk parashikon konfiskim të tabelave e as të automjeteve, por parashikon prezantim të gjobave për ata që mbajnë këto targa”, është shprehur Kusari – Lila në Klan Kosova.

Kujtojmë se kryenegociatori për dialog teknik, Besnik Bislimi, dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviç, janë duke mbajtur një takim në Bruksel nën udhëheqjen e të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për sa i përket targave.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.