AKTUALITET

Lufta në Ukrainë/ Berlini i kundërpërgjigjet Varshavës: Nuk mund t’i dërgojmë ‘Patriotët’

18:00 - 24.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berlini sqaroi sot se sistemet e armëve që i ofroi Polonisë janë për përdorim vetëm brenda territorit të NATO-s, duke hedhur poshtë kërkesën e Varshavës për t’i dërguar ato në Ukrainë.




“Këto grupe Patriot janë pjesë e mbrojtjes ajrore të integruar të NATO-s, që do të thotë se ato synohen të vendosen në tokën e NATO-s”, tha Ministrja e Mbrojtjes Christine Lambrecht. “Çdo përdorim i tyre jashtë territorit të NATO-s duhet të paraprihet nga diskutimet me NATO-n dhe aleatët”, shtoi ai.

Berlini i ofroi këto grupe Varshavës për të ndihmuar në mbrojtjen kundërajrore të Polonisë, pasi një raketë endacake goditi një fshat, duke vrarë dy persona, javën e kaluar. Ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blazak tha dje se i kishte kërkuar Gjermanisë që të dërgonte raketa Patriot në Ukrainë dhe t’i vendoste ato në kufirin e saj perëndimor.

Grupet kundërajrore, si Raytheon’s Patriot, synojnë të kapin raketat që vijnë. Pas Luftës së Ftohtë, shumë vende të NATO-s reduktuan numrin e sistemeve që kanë me besimin se tani e tutje do të përballeshin vetëm me kërcënime të kufizuara raketore nga vende të tilla si Irani. Gjermania kishte 36 grupe Patriot, por sot ka vetëm 12, dy prej të cilave janë të vendosura në Sllovaki.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.