Lajmi i fundit

Mposhtën Argjentinën, futbollistët e Arabisë Saudite shpërblehen me nga një “Rolls Royce” secili

15:12 - 25.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas fitores kundër Argjentinës, të gjithë lojtarët e Arabisë Saudite do të shpërblehen me nga një makinë tip “Rolls Royce”. Ky shpërblim do të jepet nga princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud.




Pas fitores 2-1,  Mbreti Salman i Arabisë Saudite shpalli një festë publike në vend për të shënuar fitoren mahnitëse të kombëtares.

Skuadra tani kryeson Grupin C me tre pikë pas fitores së tyre ndaj amerikanëve të jugut.

Nesër në orën 14:00, ata do të përballen me Poloninë e Levandovskit.

Sipas Harian Metro, kjo nuk është hera e parë që mbretërit e Arabisë Saudite u japin një Rolls Royce lojtarëve të tyre.

Në vitin 1994, sulmuesi i saj Said Al-Owairan, i cili shënoi një gol kundër Belgjikës që u konsiderua si një nga golat më të mëdhenj të Kupës së Botës të të gjitha kohërave, mori gjithashtu një shpërblim të ngjashëm./ PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.