AKTUALITET

“Ka akoma familje që nuk janë në banesa”, Blushi në tre vjetorin e tërmetit të Durrësit: Një qeveri që braktis qytetarët, nuk e meriton që të qëndrojë në detyrë

11:54 - 26.11.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me tre vjetorin e tërmetit të 26 nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 persona dhe mbetën të plagosur mijëra persona. Blushi, përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar qeverinë se për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë së tyre, sot ka akoma familje që nuk janë futur në banesat e tyre.




Po ashtu ai thekson se një qeveri që vjedh fondet dhe ndihmat për tërmetin, nuk meriton që të qëndrojë në detyrë.

Postimi i plotë:

Tre vite nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, nderojmë sot kujtimin e 51 qytetarëve që humbën jetën dhe falënderojmë me mirënjohje Kosovën dhe të gjitha vendet mike e partnere për solidaritetin dhe ndihmat e pakursyera.

Për shkak të korrupsionit dhe papërgjegjshmërisë sot ende ka familje që nuk janë futur në shtëpitë e tyre dhe janë braktisur nga shteti, ndërkohë që problematika të shumta janë vërejtur edhe me ndërtimet jo cilësore ku janë strehuar të prekurit.

Një Qeveri që vjedh edhe fondet për emergjencat, ndihmat e vendeve mike, si dhe braktis qytetarët më në hall, nuk e meriton asnjë ditë të qëndrojë në detyrë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.