Kryesore

(VIDEO) KATAR 2022/ Përmbysje dhe spektakël, Kroacia mposht Kanadanë dhe ‘rrëmben’ vendin e parë në grup!

19:26 - 27.11.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kroacia ka marrë suksesin e parë në Kupën e Botës, në ndeshjen që triumfoi 4-1 ndaj Kanadasë. Goli më i shpejtë i këtij Botërori i takoi pikërisht këtij takimi. Pas 68 sekondash lojë, Alphonso Davies shndërron në gol një krosim të Buchanan. Goditje e saktë me kokë, me portierin Livakovic që e pati të pamundur të bëjë diçka.




Të besuarit e Zlatko Dalicc, me mjaft karakter bëjnë gjithçka mirë dhe përmbysin shifrat brenda pjesës së parë. Fillimisht realizoi Kramaric, ndërsa pak më vonë ishte radha e Livajas.  Kanadezët reagojnë me Jonathan David në fillimin e fraksionit të dytë, por gjuajtja e tij ndalet nga Livakovic.

Andrej Kramaric i Hoffenheim vulosi përfundimisht 3 pikët, me rrjetën e dytë personale në këtë takim. Në fund pati kohë edhe për golin e Majer. Kroacia, kështu, kryeson grupin F, me 4 pikë, po aq sa ka Maroku. Kanadaja qëndron në vendin e fundit, pa provuar akoma shijen e pikës.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.