Kosova

“Armiqtë tanë do të jenë duke menduar…!”, Albin Kurti reagon për vrasjen e 35-vjeçares shtatzënë në derë të spitalit në Prishtinë: Dy engjëj në qiellin e pistë

23:27 - 30.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një grua u vra nga burri i saj në hyrje të spitalit Gjinekologjik.




Kurti tha se kjo ishte një vrasje mizore, “e papranueshme dhe e padurueshme”, duke kërkuar ndëshkimin e autorit.

Ai ka thënë se kjo ngjarje do të thotë dy shqiptarë më pak për armiqtë e Kosovës dhe nxjerr në dukje faktin që gruaja është vrarë nga ish-burri, i cili duhej ta mbronte.

“Dy engjëj në qiellin e pistë. Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor. Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme”, shkruan Kurti.

Kujtojmë se ky është rasti i dytë që një grua vritet në Kosovë gjatë këtij harku kohor, pas atij të 25 nëntorit, ku u raportua se një burrë e kishte vrarë gruan e tij me sëpatë në Prishtinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.