Kosova

Autori i denoncuar disa herë për dhunë! U vra me tre plumba nga ish-bashkëshorti, flasin familjarët e gruas shtatzënë: Nesër do të lindte

23:39 - 30.11.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë dhënë të tjera detaje në lidhje me krimin e rëndë, ku burri vrau me tre plumba ish-gruan e tij shtatzënë 35 vjeçe. Sipas prokurorit, Ilaz Beqiri, i dyshuari ka qenë disa herë i denoncuar për dhunë në familje.




“Ka pasur të raportuara disa raste të dhunës në familje, por detajet ende nuk i di”, ka theksuar Beqiri për Koha.net, duke shtuar se në vendin e ngjarjes kanë gjetur tri gëzhoja.

Ai ka theksuar se i dyshuari është në kërkim dhe se për të është lëshuar urdhërarrest.

Ndërkohë një i afërm i gruas tha se Policia e Kosovës ka qenë në dijeni për mosmarrëveshjet mes viktimës dhe ish-bashkëshortit, si autor i dyshuar i aktit.

Unnamed 34 780x439

Ai u shpreh se e ndjera ka qenë e martuar për 4 muaj dhe për shkak të mosmarrëveshjeve janë ndarë, dhe kjo është bërë edhe me ndërhyrjen e policisë.

“Ka qenë e martuar në Godanc, ka qenë rreth katër muaj e martuar, ka pasur mosmarrëveshje me burrë dhe familje dhe nuk janë kuptuar dhe mes policisë janë ndarë. Ka qëndruar në shtëpi deri në ketë kohë për lindje… Policia ka qenë në dijeni për rastin, pasi është ndarë përmes policisë. Shoqja foli para se me ndodh rasti sot dhe ka treguar që për nesër ka me lind. Nuk ka treguar nëse ka pasur ndonjë problem apo kërcenim”, tha tregoi i afërmi, Regjep Brahimi.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.