Kronikë

Arrestohet 50-vjeçari në Vlorë, ishte shpallur në kërkim dhe dënuar me burg për kultivim narkotikësh! (EMRI)

17:34 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Vlorës ka arrestuar Albert Brahimajn, 50 vjeç, banues në lagjen “15 Tetori”.




Sipas policisë, 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 vjet burgim.

Nga këto, i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 10 muaj e 16 ditë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ky person, në vitin 2020, ka kultivuar bimë narkotike kanabis, në një sipërfaqe toke të pyllëzuar, në fshatin Kotë, Selenicë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.