Lajmi i fundit

Ervin Salianji takon Presidentin e Gjermanisë: Mirënjohje për rolin që ka luajtur në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE

20:29 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar një takim me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.




Salianji ka shprehur mirënjohje për rolin që Gjermania ka dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Mirënjohje për rolin që Gjermania ka pasur ndaj Shqipërisë në rrugëtimin drejtë BE si dhe reformave të rëndësishme në vend!

Kënaqësi sot takimi me presidentin Federal të Gjermanisë z. Frank-Walter Steinmeier, në kuadër të vizitës së tij në Tiranë”, shkruan Salianji në Facebook.

Kujtojmë që presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, deklaroi se Gjermania dhe Shqipëria “do të përforcojnë lidhjen e veçantë mes tyre.”

Në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ai e cilësoi Shqipërinë një ”vend mik dhe partner të rëndësishëm të Gjermanisë dhe BE.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.