Kronikë

Humb jetën 45-vjeçari në Lushnjë, u rrëzua nga motori! Pësoi arrest kardiak në momentin e ngjarjes

21:22 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 45-vjeçar në Lushnjë ka rënë nga motomjeti me të cilin udhëtonte dhe për pasojë ka humbur jetën.




Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku thuhet se në momentin që ai është rrëzuar, ka pësuar arrest kardiak.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë,  shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit  për shkak të një arresti kardiak.

Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.