Kryesore

“Kërcënim i dyfishtë, për lirinë ekonomike dhe medias”/ Rakipllari për prishjen e “Prestige Resort”: Veprim aritrar! Ndërkombëtarët përgjegjësi për…

21:43 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i Informacionit në News24, Robert Rakipllari e cilëson një veprim arbitrar vendimin e qeverisë për të prishur “Prestige Resort”. Sipas tij, ky është një kërcënim i dyfishtë, si për lirinë ekonomike ashtu edhe për atë të medias.




I ftuar në emisionin “Open”, Rakipllari deklaroi se në këtë situatë, nuk ka një reagim nga ana e gjykatës administrative.

Rakipllari: Askush nuk flet, askush nuk thotë asgjë. Para tre muajsh, në fillim të shtatorit u bë një suylm ku një pishinë ishte i paligjshëm. Ndërsa pas 3 muajsh thotë se e gjithë godina është e paligjshme. Ka një mllef shumë të madh ndaj… E shoh si një kërcënim të dyfishtë, ndaj lirisë ekonomike dhe lirisë së medias. Ka një akt arbitrariteti. Gjykata nuk hedh një short. S’ka një letër nga IKMT-ja. Gjykata nuk hedh një short për veprime arbitrare. Këta ndërkombëtarët që kanë dalë garant për këtë sistem drejtësie, kanë një përgjegjësi për këtë sistem. Nuk adresohet problemi në asnjë vend. Është vetë Zot, vetë shkop.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.