Kryesore

“Ligjërisht ‘Prestige Resort’ ka leje! Nuk ka asnjë interpretim tjetër”/ Avokati i “Erioni SHPK”: Kërkuam në gjykatë pezullimin e shembjes! S’e morën parasysh

22:13 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Avokati i “Erjoni sh.p.k”, Erjon Kanxheri e konsideron një veprim të paligjshëm prishjen e “Prestige Resort” nga ana e IKMT-së. Sipas tij, janë shkelur të gjitha procedurat që ndiqen në rastet kur pretendohet se një objekt nuk ka lejen përkatëse për vijimin e aktivitetit të tij.




Për këtë, avokati thotë se menjëherë që pas nisjes së aksionit të IKMT-së, është bërë një kërkesë në gjykatën administrative për të urdhëruar pezullimin e prishjes së “Prestige Resort”.

Në një intervistë për emisionin “Open”, Kanxheri tha se kërkesa ishte e një natyre urgjente, por nuk u mor në shqyrtim nga ana e gjykatës. Sipas tij, pritet që nesër të bëhet shortimi për marrjen e çështjes në shqyrtim nga gjykata.

Eni Vasili: Keni vajtur në gjykatë?

Erjon Kanxheri: Veprimet administrative që kanë pasojë në çdo subjekt mund të ankimojnë në gjykatë.

Eni Vasili: Mund të nisë shembja pa u shprehur gjykata?

Erjon Kanxheri: Në vlerësimin tim nuk duhet të kishte nisur shembja. Është veprim i paligjshëmn. IKMT po kryen një veprtim të paligjshëm. I jemi drejtuar gjykatës në kohë rekord. Në 8 është paraqitur IKMT-ja për të vijuar operacionet ndërsa ne rreth orës 9 e pak, kemi depozituar kërkesën përkatëse për të marrë masën e sigurimit të padisë. Kemi kërkuar nga gjykata të pezullojë procedurat e prishjes apo veprimeve të tjera administrative.

Eni Vasili: Duhet ta kishte marrë në shqyrtim që sot?

Erjon Kanxheri: Normalisht është një kërkesë e një natyre urgjente. Duhej të ishte shqyrtuar që sot. Nuk kemi një informacion që është marrë në shqyrtim për të pezulluar shembjen. Presim që të merret në shqyrtim nesër. Do ishte i panevojshëm një vendim gjykate nëse shembet total godina. Unë dua të theksoj, ligji në këtë rast nuk lë hapësira për interpretim. Në procedurë, në këtë rast ka shkelje masive. Çdo veprim i IKMT-së është nul.

Pretendimi i IKMT-së për lejen e ndërtimit. Ligjërisht ne kemi leje. Nëse i referohemi konceptit ligjor, ne e kemi një leje. Nëse pretendohet se ka kushtëzime në leje, atëherë IKMT-ja duhet të përcaktojë se çfarë janë këtop kushtëzimet. Leja ka parashikuar në pjesën hartografike dhe të dhënat grafike. Projekti që është miratuar, në këtë rast është në fazën e zbatimit. Nga ana teknike është i gatshëm për t’u zbatuar. Nuk ka asnjë opsion teknik për t’u zbatuar. E firmosur nga KKT-ja. Në pjesën përkatëse kanë përcaktuar zardhjen e lejes. Na është vënë në dispozicion për t’u zbatuar.

IKMT-ja me qëndrimet e saj, është i paligjshëm. Është një leje zbatimi. Nuk është leje zhvillimi. Sipas ligjit, brenda 60 ditëve ne kishim detyrim të nisnim punimet dhe ne i bëmë. Kushtet janë të plotësuara. Mbledhja e taksës nuk është pjesë e investitorit. Është e organit vendor dhe në llogarinë përkatëse kërkon pagimin e taksës. “Erioni shpk” ka përfituar statusin e personit të stimuluar. Ka pasur lehtësira që organet duhet t’i kishin marrë në konsideratë. Jemi në veprime të paligjshme katërcipërore.

Eni Vasili: Si në gusht, edhe tani në dhjetor, prishjen e IKMT-së janë të pajustifikuara ligjërisht?

Erjon Kanxheri: Nuk janë respektuar procedurat ligjore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.