Kryesore

“Qeveria Rama si një bishë e plagosur!”, analisti Burimi për aksionin e IKMT te ‘Prestige Resort’: Aferë e mirëfilltë hakmarrjeje politike

16:58 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Analisti Genc Burimi gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në News24 ka folur në lidhje me aksionin e paligjshëm të IKMT -së në Prestige Resort ditën e sotme, teksa ka thënë se qeveria Rama është e kapur në fyt në të gjitha anët, me afera, nga rikthimi i opozitës dhe nga ndërkombëtarët.




Sipas tij kjo ngjarje është një aferë e mirëfilltë hakmarrjeje politike, ndërsa shtoi se ky aksion është i ngjashëm me atë të presidentit turk Erdogan me mbylljen e kolegjit turk në vend.

“Kjo ngjarje është si një tërmet. Ky pushtet është si një bishë e plagosur që kap çdo gjë që i del përpara pa marrë parasysh asgjë, as dokumentet që ka firmosur vetë. Qeveria Rama është e kapur në të gjitha anët, edhe me aferën e inceneratorëve, nga ana apolitike është i kapur në fyt sepse nuk e besonin se do kishin këtë tsunami opozitar dhe janë kapur nga ana e ndërkombëtarëve për portin e Durrësit dhe lirisë së medias.

Jemi në një aferë të mirëfillte hakmarrjeje politike, ka ngjashmëri si dy pika uji mes aksionit të Erdoganit dhe atij të Ramës. Erdogani u hakmor duke mbyllur kolegjin turk në vend, ndërsa Rama godet indirekt median. Ajo që më shqetëson është që ne shqiptarët nuk duhet të biem në fatalitet, për mendimin tim duhet një përgjigje më legale.

Kjo ndryshon duke përmendur disa parime të shtetit të së drejtës, doja të dëgjoja një fjalë nga IKMT. Në një shtet të së drejtës i njëjti pushtet nuk mund të jetë legjislativ, gjyqësor dhe ekzekutiv. IKMT varet nga qeveria, këta nuk mund të jenë përmbarues, është drejtësia që vendos. Duhet të dëgjojmë drejtësinë sot, si mund të shkatërrohet ky objekt pa një urdhër nga drejtësia. Pse paska të drejtë Rama dhe jo subjekti i prekur? Duhet të behët një kallëzim për tejkalim apo abuzim me pushtetin sepse nuk ka të drejtë qeveria, ashti si me teatrin kombëtar, dhe një kallëzim për element hakmarrjeje. Kjo qeveri Duhet të ketë dhe një hetim ndaj Ramës, prandaj e paguajmë shumë shtrenjtë drejtësinë në vend. Paguhen që të mbrojnë shqiptarët nga abuzimi i pushtetit, jemi në një republikë që pushteti i takon mazhorancës. Nesër ai mund të vijë në shtëpinë tënde dhe të bëjë çdo gjë dhe nuk ke ku të ankohesh”, tha Burimi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.