AKTUALITET

“Situata është dramatike!”- Sulmi i paligjshëm ndaj ‘Prestige Resort’, kreu i FRD-së: Do të ketë pasoja për vendin

15:06 - 01.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i FRD, Sali Shehu foli gjatë ditës së sotme, për sulmin e paligjshëm ndaj ‘Prestige Resort’.




Shehu u shpreh se ky është një veprim në kundërshtim me ligjin, duke shtuar se sulmi antiligjor do të ketë edhe pasoja.

“Situata është dramatike dhe rëndom këndon shumë keq, në kuptimin se qeveria haptazi kundër ligjit ndërmerr veprime duke përdorur forcën arbitrare, ndaj një media të lirë në Shqipëri si News24. Resorti është një nga pikat më interesante turistike që i ka dhënë turizmit, jo vetëm për emrin por edhe për pushimin e shqiptarëve të huaj gjatë 10 viteve të fundit. I ka dhënë Shqipëri mundësi më shumë si një vend që ka atraksion të pranueshëm për të pushuar në vend. Shohim që ky atraksion është target i sulmeve të qeverisë të përdorura kundër ligjit, mendoj se nuk është një betejë mes një biznesi, por mes drejtësisë në Shqipëri. Në vend duhet të funksionojë një sistem drejtësi që i t’i japë kuptim forcës së ligjit dhe jo forcës së qeverisë. Unë mendoj që jo është një fushë ku drejtësia duhet të vërtetojë vetveten. Parlamenti ka votuar një sistem drejtësie ku të gjejnë frymëmarrje bizneset. Qeveria është një grabitqar që po mundohet të vendosë veto përmes mjeteve grabitqare duke deportuar në zemër, jo vetëm të një biznesi. Kompania e cila ka në administrim një sistem të rëndësishëm mediatik, nuk është në unison me propagandën që ka qeveria. Mesa duket edhe kjo dekorata për presidentin e kompanisë që iu dha nga ‘Vatra’ mos ka qenë diçka që qeveria nuk a ka pranuar. Kujtojmë se prishja e pishinave ishte sërish kundër ligjit dhe u dënua nga të gjithë…”, tha ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.