Kryesore

Sulmi i paligjshëm ndaj “Prestige Resort”, reagon ashpër nënkryetari i PL-së: Është asgjësuar siguria juridike, interesi i ditës rrëzon çdo vendim…

21:45 - 01.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka dënuar ashpër prishjen e “Prestige Resort” gjatë ditës së sotme nga IKMT.




Vasili është shprehur në emisionin OPEN se sot siguria juridike është rrënuar dhe asgjesuar.

Ai shton se një qytetar që kërkon të bëjë biznes sot jo vetëm që është i kërcënuar, por është tërësisht pa mbrojtje juridike.

Për Vasilin, edhe regjimi i para viteve 90-të, nga ana proceduriale nuk kishte arritur në këto nivele.

“Sot siguria juridike në këtë vend është asgjesuar dhe rrënuar njësoj si ato rrënoja që po shikojmë atje. Çdo akt qeveritar bëhet nul kur interesi i tyre i ditës e rrëzon çdo vendim qeverie. Gjykatat nuk veprojnë, një e drejtë që duket periferike. Pushuesit atje dhunohen. Nuk ka rëndësi se atje ekzistojnë njerëz dhe liria e tyre për të bërë biznes. Çdo njeri që merret me biznes sot është pa mbrojtje juridike. Me shumë të drejtë i janë drejtuar gjykatës, por ske si i drejtohesh. Edhe regjimi i para 90-tës nuk ka arritur në këto nivele. Çdo liri sot thuajse është asgjesuar”, u shpreh Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.