Kronikë

U lokalizua me makinën me 9 emigrantë të paligjshëm, i riu i arratiset policisë në Pogradec!

15:47 - 01.12.22 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 24-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policia Pogradecit, pasi u kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm në një automjet.




Fillimisht i riu nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar, dhe u largua nga blutë. Më pas i riu ka përfituar nga errësira dhe është larguar.

Njoftimi i plotë:

Vijon operacioni “Midnight”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, vazhdoi me shpejtësi lëvizjen me automjetin me të cilin po transportonte 9 emigrantë të paligjshëm dhe më pas e braktisi atë, shpallet në kërkim 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, në vijim të operacionit “Midnight”, të finalizuar 1 javë më parë, kanë goditur 1 tjetër rast. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi:

– R. S., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në bazë të inteligjencës informative se një shtetas do të transportonte me një automjet tip “Volvo”, emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit, koordinuan veprimet dhe në aksin Korçë-Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit me drejtues shtetasin R. S., të cilit i bënë shenjë të ndalonte. 24-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas, duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e braktisur u gjetën 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, kundrejt pagesës, drejtuesi i automjetit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit R. S. dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.