Kryesore

Dita e dytë e sulmit të qeverisë në ‘Prestige Resort’, aksioni i IKMT-së i paligjshëm, fadromat ende në zonë

07:39 - 02.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Që prej mëngjesit të ditës së djeshme IKMT ka zhvilluar një aksion të paligjshëm në ‘Prestige Resort”.




Edhe ditën e sotme fadromat e IKMT ndodhen ende në zonë. Gazetari Osman Stafa ka raportuar nga vendi i ngjarjes, për zhvillimet më të fundit në ‘Resort’.

Aktualisht të pranishme janë policia, IKMT si edhe Forcat Xheniere.

“Jemi në ditën e dytë të cilësuar të paligjshëm të IKMT. Fadromat e IKMT qëndrojnë edhe sot në zonë, nuk kanë nisur ende punën, por në Golem janë parë forca të shumta të Policisë së Shtetit.

Godina ruhet nga forcat e policisë. Forcat xheniere bënë të gjitha shpimet në katin e parë, dhe kam mësuar se do të vijojnë me secilin kat dhe më pas do të bëhet shpërthimi i komanduar.Edhe ditën e djeshme edhe sot nuk ka as edhe një informacion se çfarë po ndodh apo edhe se çfarë do të ndodhë.”, tha gazetari Osman Stafa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.