Kronikë

Pa paralajmërim, fadromat nisin punën në ditën e dytë të aksionit të paligjshëm në ‘Prestige’! Punonjësit e resortit të dëshpëruar: Na ka mbetur të ikim nga Shqipëria

08:12 - 02.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aksioni i paligjshëm i IKMT në ‘Prestige Resort’ ka nisur dhe këtë të premte, në ditën e dytë të ndërhyrjes së pa paralajmëruar. Ende pa shkuar ora 8 e mëngjesit, një fadromë ka goditur pjesën hyrëse të hotelit.




Në zonë ka prani të shtuar të policisë si edhe të forcave xheniere, teksa nuk ka asnjë informacion as sot se çfarë pritet të ndodhë.

Gazetari Osman Stafa në raportimin e tij tha se janë rreth 200 familje që qëndronin dhe punonin në resort jo vetëm në muajt e verës por përgjatë gjithë vitit, pasi Prestige resort punonte edhe me turistë të huaj që preferonin të pushonin në Shqipëri.

“E gjitha kjo që po ndodh nuk lidhet vetëm me dëmtim që i bëhet një biznesi të caktuar, por edhe me fatin e familjeve. Jashtë kamerave më kanë deklaruar se e vetmja rrugë që kanë mbetur ishte largimi nga Shqipëria”, tha gazetari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.