AKTUALITET

Përballja Serbi-Zvicër sjell tensione! Xhaka konfrontohet me lojtarin që pretendoi penallti

21:44 - 02.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Serbia është duke u përballur me Zvicrën në ndeshjen e fundit në fazën e grupeve.




Zvicerianët vijnë në këtë përballje si favoritë, pas fitores me Kamerunin dhe humbjes me Brazilin. Ata renditen në vendin e dytë me 4 pikë.

Nga ana tjetër Serbia kërkon fitoren e parë në këtë Botëror pas humbjes ndaj Brazilit dhe barazimit me Kamerunin. Ata renditen në vendin e fundit me 1 pikë.

Një rast i Serbisë brenda zonës, ku Mitrovic është rrëzuar dhe të gjithë kanë pretenduar për një penallti, por gjyqtari nuk ka qenë në të njejtin mendim.

Kjo ka sjellë pak tension në pankinën serbe, ku aty pranë ka qenë edhe Xhaka ku është konfrontuar verbalisht me ta. Madje, Xhaka i ka bërë edhe një gjest lojtarëve serb të cilëve nuk u ka pëlqyer aspak dhe tentuan të futeshin në fushë, por nuk u lejuan.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.