Kronikë

Vjet strehoi refugjatët afganë, dje i çoi pa asnjë njoftim policinë! Metamorfoza e Ramës me urdhrat e paligjshëm ndaj ‘Prestige Resort’

08:41 - 02.12.22 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër sulm i paligjshëm ndaj “Prestige Resort”. Mëngjesin e djeshëm, policia dhe fadroma të IKMT-së pa asnjë njoftim zbarkuan në hotel, ku pa asnjë shkresë zyrtare u nxorën me forcë punonjës të Prestige dhe pushues.




Teksa vitin e kaluar kryeministri Edi Rama vlerësoi kontributin e çmuar të “Prestige Resort”, që i hapi dyert refugjatëve afganë, sot panorama është krejt ndryshe.

Pamjet që shihni si më poshtë, datojnë në 28 gusht të vitit të kaluar, kur kryeministri Rama vizitonte afganët e strehuar në ‘Prestige Resort’. Pikërisht në këtë resort Rama, që iu ‘sul’ për herë të dytë këtij hoteli, duke i vënë dhe shirin e sigurisë, bënte shëtitje dhe vlerësonte kontributin e bizneseve të tilla për mikpritjen.

Ndërkohë, Prestige Resort po përballet me një sulm të paprecedentë, pasi pa asnjë njoftim zyrtar, policia ka rrethuar hotelin dhe OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike./ BW


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.