Kronikë

“Kisha një dobësi!”- Çfarë shkruante në rrjete sociale para vrasjes? Ia mori jetën 19-vjeçares në Greqi, shqiptari kishte thithur ‘të bardhë’

21:51 - 03.12.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e 19-vjeçares shqiptare Kristjana Brakaj në Greqi, e cila u ekzekutua nga i dashuri i saj, 25-vjeçari po me origjinë shqiptare, Qamil Taja.




Mediat greke shkruajnë se 25-vjeçari shqiptar ka qenë nën efektin e kokainës në momentin që kreu aktin e rëndë.

Pas një debati mes tyre, 25-vjeçari ka marrë armën dhe ka qëlluar në kokë partneren e tij teksa ajo ishte ulur në divan. Më pas ai dyshohet se e ka fshehur armën në ngrirjen e frigoriferit, ku më pas e gjetën autoritetet. Policia gjeti vajzën 19-vjeçare pa shenja jete në mes të një pellgu me gjak.

Autori mësohet se ka qenë gjithmonë tepër xheloz për partneren e tij, por këtë herë debati i nisur ka agravuar deri në përdorimin e armës nga ana e 25 vjeçarit.

Taja, duket se i kishte paralajmëruar ngjarjen e rëndë përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruante se gabimi i tij ishte që ishte i dashuruar.

“Kisha një dobësi, dashurova”, shkruante 25-vjeçari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.